Rama shpall qeverinë e re për mandatin e tretë

Më të fundit


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbulon sot emrat e kabinetit të ri qeveritar, me të cilët do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asambelës Kombëtare të PS, Rama shpalli edhe qeverinë e re, ndërsa theksoi se krahu i tij i djathtë, pra zëvendëskryeministër, do të jetë Arben Ahmetaj, i cili zëvendëson Erjon Braçen, që dha dorëheqjen nga posti pak javë më parë.

Kështu, zv. kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj, ky i fundit zëvendëson në këtë detyrë Erion Braçen që konfirmoi largimin nëpërmjet një statusi në rrjete sociale disa ditë më parë.

Ministër i Drejtësisë do të jetë Ulsi Manja, i cili do të zëvendësojë në këtë post, Etilda Gjonajn, që iu besua posti i Sekretares për Gratë.

Niko Peleshi konfirmohet në detyrë dhe do të jetë sërish Ministër i Mbrojtjes. Një konfirmim i këtij lloji erdhi dhe për Bledi Çuçin, që do të vazhdojë të jetë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu do të vijojnë të jenë në krye të ministrive që drejtonin më herët, të Infrastrukturës dhe Shëndetësisë.

Ministre Arsimi do të jetë sërish Evis Kushi. Ministria e Turizmit i është besuar Mirela Kumbaros, që zëvendëson në këtë detyrë Blendi Klosin. Ministre e Kulturës do të jetë sërish Elva Margariti, ndërsa Bujqësia do të drejtohet nga Frida Krifca. Delinda Ibrahimaj do te jete ne krye te ministrise se Financave.

Ndërsa katër ministrat e shtetit do të jenë,

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marredheniet me Parlamentin

Edona Bilali, për mbrojtjen e sipërmarrjes

Bora Muzhaqi per rininë dhe fëmijët

Milva Ekonomi për standardet dhe shërbimet



Skip to toolbar