Rama shpërndan artikullin e gazetës franceze: Shqipëria është e mrekullueshme

AKTUALITET


“Shqipëria është e mrekullueshme”. Kështu shkruan gazeta e njohur franceze “L’Est Républicain”.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale artikullin e gazetës franceze, e cila shkruan se në Shqipëri “ndjenja e mirëseardhjes ndriçon buzëqeshjet e njerëzve, në guidën e plotë nga Alpet e veriut dhe Shkodra, për të shkuar nga Tirana në Gjirokastër, në Butrint e në bregdet, në një shëtitje unike ku brenda një kohe të shkurtër gjen gjithçka për të kaluar pushime fantastike”.

Mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga Janari deri në Korrik të këtij viti. Kjo përbën plot 56% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.



Skip to toolbar