Rama takon sot Charles Michel në Bruksel, “kryefjalë” situata mes Kosovës e Serbisë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama pritet të jetë sot në Bruksel për një takim të rëndësishëm me Presidentin e Këshillit të Europës Charles Michel.

Ky takim është parashikuar të zhvillohet në orën 12:30, ku në fokus do të jenë zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është përpjekja e radhës e kreu të qeverisë shqiptare për të ndërmjetësuar një dialog mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar. Pas një letre që i ka dërguar së fundmi presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz për të zbatuar planin franko-gjerman për dy vendet.

Kujtojmë se Rama ka propozuar edhe mundësinë e vendosjes në një tryezë të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç për të arritur në një marrëveshje.

Borrel do të raportojë për situatën, ndërkohë që ditën e nesërme është parashikuar një konferencë e kreut të KE, Charles Michel me të gjithë krerët e familjes evropiane, ku do diskutohet sërish për Kosovën dhe Serbinë.

Kreu i qeverisë shqiptare ka propozuar dhe një draft-asocacion për dy vendet më herët



Skip to toolbar