Kryeministri Edi Rama njofton se ushtria dhe policia janë angazhuar sot për të siguruar që njerëzit të ruajnë distancën në pikat e shërbimeve ushqimore dhe farmaceutike, si një ndër masat kryesore të parandalimit të koronavirusit.
Kreu i qeverisë iu bën thirrje qytetarëve të mbajnë radhën si njerëz të rrezikuar nga bombat e padukshme që sjellin vdekje.
Mesazhi i Ramës:
🔴 POLICIA DHE USHTRIA JANË ANGAZHUAR SOT NË SIGURIMIN E RADHAVE E TË DISTANCAVE NË HYRJE E BRENDA PIKAVE TË SHËRBIMEVE USHQIMORE DHE FARMACEUTIKE!
🔴 JU PËRGJËROHEM TË GJITHËVE TË MBAJNË RADHËN SI NJERËZ TË RREZIKUAR NGA BOMBAT E PADUKSHME QË SJELLIN VDEKJE, VUAJTJE, ZGJATJE TË PAFUNDME TË KËSAJ LUFTE
🔴 BASHKËNGJITUR SHEMBUJ SE SI E LUFTON BOTA ARMIKUN KUR SHKON PËR TË BLERË USHQIME E ILAÇE, MADJE EDHE PARA DYQANIT NË ARMËVE APO NË SHTËPINË E ZOTIT RRINË NË RADHË E NË DISTANCË!