Pyetjes së gazetarëve se si e komenton deklaratën e Vuçiç se nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe se do të negociojë me perëndimin dhe asnjëherë me shqiptarët, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur prerë.
Rama është shprehur se presidenti serb nuk mund të negociojë me Perëndimin për shqiptarët, dhe kjo është është e padiskutueshme.
Kreu i qeverisë shqiptare ka nënvizuar se Vuçiç mund të shkojë në Perëndim, Lindje apo dhe në hënë po të mundet, por në fund të herës do të ulet me shqiptarët për të negociuar.