Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar detaje nga një bisedë që kanë pasur eksperët shqiptare me ata gjermanë ku ka qenë dhe vetë dëgjues lidhur me strategjinë e ndjekur për mos përhapur COVID_19.
Rama thotë se ekspertët e ISHP gjermane nuk kanë vënë re asnjë ndryshim me atë të Shqipërisë dhe se sistemi i testimeve bazohet fillimisht tek simptomat edhe në Gjermani dhe më pas tek kontaktet e afërta dhe gjurmimi.
Infektimet komunitare thotë Rama janë i vetmi ndryshim që ka Shqipëria nga shumë vende të tjera dhe që kryeministri shpreson mos ndodhë kurrë në vendin tonë.
”Është një testim që po e bëjnë të gjitha vendet, po e bëjmë dhe ne. Nuk bëhen testimet për të bërë testime. Bëhen bazuar në fakte, kontakte, gjurmim. Nuk ka rëndësi u hap apo nuk u hap. Rëndësi ka nëse kemi vatra të reja. Nuk ka rëndësi t’u vësh tamponin
Kemi pasur një kontakt me ISHP Gjermani, mora pjesë edhe unë për ta ndjekur, për të mësuar dhe kuptuar. Mund t’ju them që ata s’kanë parë asnjë diferencë mes strategjisë së tyre dhe tonës. Sistemi i testimeve bazohet tek simptomat dhe kontaktet. Të njëjtën gjë bën stafi ynë në drejtimin e ekspertëve, duke nisur tek simptomatikët dhe për të gjurmuar klasterat.
Ajo që ne nuk kemi pasur është infektimi komunitar. Pra zinxhir nga të 4 anët në komunitet. Kemi pasur vetëm familjare dhe në punë. Kjo do varret shumë jo nga testet por nga njerëzit.” – tha Rama.