Ramush Haradinaj: Albin Kurti dështoi, ja pse programet e AAK dhe LDK janë të ngjashme

AKTUALITET


sh- kryeministri Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka folur për krijimin e qeverisë së re duke thënë se programet e LDK dhe AAK janë shumë të ngjashme.

Sipas Haradinajt dy partitë kanë një histori bashkëpunimi më parë që kohën e Rugovës dhe përderisa janë edhe parti të qendrës së djathtë kanë programe të ngjashme. Si për shembull ato janë qartësisht kundër ndarjes së territoreve.

Për Albin Kurtin Haradinaj thotë se ai u pa si shpresa në Kosovë por që dështoi dhe humbi besimin edhe të aleatit të saj.

”Është koha sfiduese për shkak të pandemisë. Por janë dhe çështjet e shtetësisë dhe dialogu me Serbinë. është një kohë e vështirë për Kosovën.
Tani ka pasur një shpresë të madhe në Kosovë që ndryshimet dhe krijimi i një qeverie të re mes LVV-së dhe LDK-së me kryeministër Albin Kurtin që do ishte shpresë për të rinjtë dhe për luftën kundër korrupsionit. Por qeveria dështoi. Dështoi për pritjet dhe humbi besimin e partnerin LDK.
Është obligimi ynë të krijojmë qeverinë e re, mos e lëmë vendin pa qeveri. Jam i bindur se është një vetëdije e lartë që duhet të jemi afër opozita dhe mazhoranca sidomos për temat nacionale.
Tani edhe AAK dhe LDK janë parti të qendrës së djathtë dhe kanë pasur kundër ndryshimit të territoreve. Ky është një qëndrim bukur i qëndrueshëm përballë këtij konsipracioni politik.

Ne jemi partneri i 2-të me LDK-në. Partia e dytë më e madhe prej LDK-së. Prej këtij roli atëhere ne ruajmë zv.kryeministrin e parë Besnik Tahirin. është i ri. Udhëheq në procesin e Reformave dhe ka kryer detyra për organizata ndërkombëtare. Kuadër vërtet i mirë. Ministrinë e Jashtme do e drejtojë një zonjë me grada shkencore, nga një universitet me famë botërore si Okfordi.
Ministria e Drejtësisë, është një djalë shumë i mirë. Vjen nga Presheva dhe ata janë martirët e fundit të kombit pasi janë në sitautë shumë të vështirë. Njeri që bashkëpunaur shumë me Departamentin e Drejtësisë.
Po ashtu dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik. është Blerim Kuçi, ish- krye komunar etj. Po ashtu edhe Ministria e Arsimit pasi arsimi në Kosovë është shumë keq.
Janë zgjedhje adekuate, dhe besoj se kontributi i tyre do të jetë i vlefshëm për qeverinë.

Të them të drejtën edhe Shqipëria më mirë të marrë të Preshevës se sa të Kosovës. Sepse ne i gëzojmë të drejtat si qytetarë të lirë Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi dhe të vetmit që kanë mbetur në pozitë shumë të vështirë janë Preshevarët. Me këtë zgjedhje i kam dhënë një përparësi, një zgjedhje e kombit. ”’ -tha Haradinaj.



Skip to toolbar