“Ranitidina” tërhiqet nga tregu

AKTUALITET


Agjencia Kombëtare e Barnave ka tërhequr nga tregu të gjitha ilaçet që kanë si princip aktiv “Ranitidinë”, pas njoftimit se në të janë gjetur elementë kancerogjenë. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Narvina Sinani tha për mediat se janë duke u tërhequr nga tregu të gjitha prodhimet e barnave me princip aktiv “Ranitidinë” , ku përfshihet edhe bari “Zantac”.

Sinani ka kërkuar nga spitalet, mjekët, farmacitë dhe qendrat shëndetësore të mos e japim më për përdorim këtë ilaç si dhe të bëjnë zëvendësimit e tij me alternativa të tjera. Gjithashtu depot farmaceutike që bëjnë shpërndarjen e tyre kanë nisur tërheqjen vullnetare nga farmacitë. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Barnave sqaroi se kanë nisur kontrollet në të gjitha farmacitë për eliminimin e tij dhe nëse gjendjen ende do të merren masa sipas ligjit.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka marrë masa shtesë duke tërhequr nga tregu të gjitha prodhimet e barnave me princip aktiv “Ranitidinë” për përdorim. Përveç fazës këshilluese për përdorimin e barnave alternativë, Agjencia u kërkon të gjitha institucioneve shëndetësore (spitale publikë, spitale privatë dhe qendra shëndetësore) të mos e përdorin këtë medikament gjatë trajtimeve, si dhe mjekëve të mos e përshkruajnë në recetë. Një pjesë e distributorëve farmaceutikë të cilët kanë importuar barin me lëndë aktive “Ranitidinë” kanë filluar tërheqjen vullnetare të tij nga tregu, ku mes tyre është edhe bari “Zantac”, ndërkohë që pjesës tjetër i kërkohet marrja e masave të menjëhershme për  tërheqja e tij nga tregu farmaceutik. Në të njëjtën kohë, Agjencia ka nisur kontrollet e menjëhershme tek subjektet farmaceutike si dhe farmacitë e rrjetit të hapur për zbatimin e këtij njoftimi. Në rast të konstatimit të tregtimit të këtij bari, ndaj subjekteve do të merren masa sipas ligjeve.”, u shpreh Narvina Sinani.



Skip to toolbar