Raporti i KE, Cakaj: Ripërsëritje e arritjeve tona. Fushatë komunikimi me vendet anëtare

AKTUALITET


Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka komentuar progres raportin e Komisionit Europian. Sipas tij, ky raport, edhe njëherë, rekomandon çeljen e pakushtëzuar dhe të menjëhershme të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Ne do të fillojmë menjëherë një fushatë komunikimesh politike e diplomatike me vendet anëtare për t’i bindur për nevojën e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.”- theksoi Cakaj, duke shtuar se Qeveria ka angazhimin e plotë për të çuar përpara reformat rrënjësore të ndërmarra.



Skip to toolbar