Raporti i TI/ Basha: Pa zgjedhje të lira, Shqipëria do të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë

Më të fundit


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me raportin e Transparency International, ku theksohet se Shqipëria ka pësuar rënie me një pikë për sa i përket korrupsionit.

Përmes një postimi në Twitter, Basha thekson se tashmë është edhe më e qartë se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme Shqipëria do të vijojë të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë.

“Ajo që kemi thënë gjatë gjithë kohës, madje edhe më të bindur që nga 25 prilli, tashmë është e qartë për të gjithë. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shqipëria do të mbetet një nga vendet më të korruptuara në botë. Zgjedhje të lira duhet të jetë qëllim i gjithë shqiptarëve që ardhmja e tyre të jetë më e mirë”, shkruan Basha në Twitter.



Skip to toolbar