Protestat për vrasjen e 25 vjecarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë, duket se kanë thelluar përplasjet me dy këngëtarëve, Noizyt dhe Stresit. Ndërsa ky i fundit organizoi protesta duke kërkuar drejtësi për Klodiani, Noizy ka ndërmarë një tjetër nismë në rrjetet sociale, duket kërkuar të ndihmojë familjen e Klodianit, ndërsa nuk i kursen ironitë për kundërshtarin e tij.
“Kush nga artistat do bashkohet me mu të ndihmojmë familjen e Klodianit? më shkruani … Unë them të ndihmojmë atë familjen se sa të merremi me protesta për të mbrojt bythët tona..Asnjë parti sdo na sjelli bukë te shpia, secili person lugën con te goja vet para se te e tjetrit… unë sjam as me lali Erin as me Edin as me lali Lulin as me lali Ilirin unë jam me familjen time dhe shtetin tim, të shkatërrojmë shtetin është të shkatërrosh shtëpinë tende.” shkruan Noizy.