Rastet e vetëhedhjeve, gazetari: Pacientët hasin në dy vështirësi në spital

CORONAVIRUS


Gazetari Erion Skëndaj i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka folur për vetëhedhjet e pacientëve me COVID-19 nga spitalet dhe arsyet që i çojnë ata të ndërmarrin këto veprime ekstreme.

Skëndaj thotë se pacientët hasin dy vështirësi të mëdha brenda spitaleve covid, dhe problemi më i madh qëndron me aparaturat CPAP dhe BiPAP të cilat pacientëve u duket sikur i mbysin prej maskës, aq sa duhen qetësues dhe ndihma familjare.

Po ashtu gazetari thotë se gjendja psikologjike e pacientëve rëndohen kur dikush afër tyre ose në të njëjtën dhomë vdes prej COVID-19 dhe gjithë ngarkesa çon në këto akte.

”Rasti i katërt. Por ka patur edhe dy raste, një nga Sanatoriumi, një të konkretizuar dhe në moment të fundit u kap dhe u shpëtua. 2 muaj më parë ndoshta. Ka ndodhur edhe 1-2 herë tentativë. Personi në fjalë kërkoi falje pasi sot fatmirësisht është i shëruar. Edhe personeli i mirëkupton sjelljet e kujtdo. Me ato që përjetojnë, jo për kushtet, mjafton të shohësh që personi ngjitur ndërron jetë.
S’jam psikolog, po me çfarë kam folur, kam intervistuar të shëruar që e kanë mposhtur COVID-9 dhe janë në shtëpi sot, ata kanë hasur në dy cvështirësi, problemi më i madh që kanë hasur, ësht ëpërballja me CPAP dhe Bipapin, aparatura oksigjenimi, janë pre intubim, jo intubuese. Jo thjesht maska e thjeshtë, njësoj si respiratori. Pacienti është koshient, nuk intubohet dhe saturohet mirë. Kur ua vendosin këtë maskë, madje në Sanatorium janë disa të dhuruara, për të cilat kanë rezerva pacientët dhe u duket sikur u mbyt. Dhe aty ndodh konflikti i parë. Ka arritur që është kërkuar ndihma e familjarëve që të mbajnë maskën. Imagjinoni çfarë përpjekje titanike bëjnë mjekët, edhe me qetësuesë. Madje shohin edhe që i vdes një shok i dhomës. E gjithë ngarkesa çon tek këto akte.”- tha Skëndaj.



Skip to toolbar