Real në ‘këmbët’ e Zhegrovës/ Shqiptari i Kosovës “shemb” kampionët e Europës

Më të fundit


Ishte ndeshja e tij. Kundër Realit kanë shkëlqyer të tillë si Mesi, Riberi, apo dikur më parë Maradona apo Xherrard. Këtë herë, skenën e mori të gjithën një shqiptar i Kosovës.

Edon Zhegrova ishte i shkëlqyer për Lilën e Francës në fitoren historië 1-0 ndaj “galaktikëve” në Champions. Ishte ai që fitoi penalltinë, që Davit e ktheu në gol në minutën e 46-të.

Ylli I Kosovës pati meritën dhe krenarinë e madhe që të përzgjidhej nga UEFA si Lojtari më i mirë i ndeshjes. Vetë Zhegrova e paraqiti në kamera trofeun special individual, duke thënë se ishte shumë I lumtur për fitoren. Më pas, ai foli për kamerën e UEFA-s.

“Mendoj se merita është e gjithë skuadrës, sepse secili prej nesh dha gjithçka, në çdo pozicion të fushës, sepse ne e dimë se Reali ka cilësi të madhe. Sot gjithçka u vendos nga shpirti I skuadrës, ishim të bashkuar dhe kjo bëri diferencën. Ne do të vazhdojmë kështu, me të njëjtin mentalitet, dhe frymëzim. Shpresoj të shkojmë sa më larg, ndonëse e di se në Champions ka skuadra të mëdha. Duhet të luftojmë për të fituar çdo ndeshje”.

Ashtu siç tha edhe Zhegrova, Reali e tregoi cilësinë e tij tepër të lartë. Kampionët e Europës në fuqi bënë presion të jashtëzakonshëm pasi pësuan golin, dhe rastet ishin radhazi.

Merita ishte e madhe nga portieri Shevalie, nga mbrojtësit dhe nga gjithë skuadra. Endrik, Vinisius, Karvahal apo Arda Gyler patën mundësi të paktën për barazimin, por nuk qe e thënë. Natyrisht, Reali nuk rrezikon asgjë, ndërsa Lila hyri në histori duke fituar ndeshjen e parë të luajtur ndaj madrilenëve në të gjitha kohët.



Skip to toolbar