“2020, kartolina qe duhet grisur”, nën këtë titull, stafi i ‘Real Story’ ka zgjedhur të vijë pranë lexuesve të tij, përmes një video montazhi të shkurtër, për të treguar në pak minuta gjithësa u shënuan në 365 ditët e 2020.
Një vit i vishtirë, i cili ende pa mbyllur plagët e tërmetit shkatërrues të 2019, solli për shqiptarët pandeminë e koronavirusit, që preku mbarë Botën.
Por nuk mjaftoi vetëm kaq, konflikte politike, protesta e ngjarje të rënda kriminale, shënjuan këtë vit, të cilat përmbledhtazi mund t’i shihni në videon e mëposhtme.
Stafi i “Real Story” ju uron : GËZUAR 2021! Urojmë që viti që po vjen të jetë më i mbarë dhe i mirë.