Realstory.al e paralajmëroi, dekreti i Metës shkon në Kolegjin Zgjedhor

AKTUALITET


Ashtu sikurse realstory.al e paralajmëroi do të jetë Kolegji Zgjedhor që do të vendosë për dekretin e Metës.

Pas debateve në KQZ, tani për dekretin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit do të vendosë Kolegji Zgjedhor.

Ai do të mblidhet më 24 qershor për të shqyrtuar ankimimin e bërë nga Idajet Beqiri i cili kërkoi çregjistrimin e partisë së tij nga pjesëmarrja në zgjedhje për shkak të anulimit të tyre nga Presidenti Meta.

Kërkesa e Beqirit u hodh poshtë nga KQZ me argumentin se dekreti i presidentit është antikushtetues dhe nul, pra nuk do të zbatohet.

Por pas KQZ-së çështja shkon në Kolegjin Zgjedhor që ka dhe fjalën e fundit për çdo çështje zgjedhore. Ai do të mblidhet më 24 qershor për të shqyrtuar animimin e Idajet Beqirit dhe në këtë mënyrë ne do të kemi një vendim të formës së prerë të gjykatës më të lartë zgjedhore, përsa i përket dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve.

Nëse Kolegji do të pranojë kërkesën e Idajet Beqirit për t’u çregjistruar atëherë bëhet i ligjshëm dekreti i Metës. Por nëse Kolegji vendos të kundërtën, pra të rrëzojë kërkesën e Idajet Beqirit, sikurse bëri edhe KQZ, atëherë rrëzohet dhe dekreti i Metës. Zgjedhjet zhvillohen ne 30 qershor, me vendim gjykate.



Skip to toolbar