RealStory | Mini –Shengeni? Hoxhaj: Ja kritikat e mia

AKTUALITET


Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Enver Hoxhaj i ftuar në emisionin “Real Story” u ndal edhe tek projekti i Mini-Shengenit Ballkanik.

Hoxhaj deklaroi se ai vetë dhe subjekti politik ku bën pjesë, PDK kanë pasur kritika ndaj Mini-Shengenit. Sipas Hoxhajt, kritikat kanë të bëjnë me unionin doganor dhe me Zonën e Përbashkët Ekonomike.

“Tek Mini Shengeni kemi kritikat tona. Këto kritika nuk kanë të bëjnë me politika ditore. Në pikëpamjen tonë, korniza e parë ka qenë unioni doganor. Unioni Doganor ka qenë i propozuar prej diplomacisë serbe dhe për herë të parë një gazetë austriake në shkurt 2016 ka bërë një raport për unionin. Edhe Zona e Përbashkët Ekonomike në Ballkan është kundërshtuar nga ne. Kjo është historia sesi ne e shohim në Prishtinë të konsideruar “Mini – Shengeni”. Ne si Kosovë kemi një problem me Bosnjën. Bosnja ka me ne masa të ashpra dhe ne vendosur”, tha Hoxhaj.



Skip to toolbar