Referendumet, entuziazëm dhe kujdes/ Ekspertët: Mundësi e munguar, por të shmanget përdorimi për axhenda politike

Më të fundit


Shqipëria mund të shkojë drejt një referendumi të rëndësishëm në vitet në vijim. Sinjalet erdhën pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka përmendur mundësinë e një konsultimi të drejtpërdrejtë me qytetarët, që mund të përfshijë edhe çështje me karakter kushtetues.

Kjo nismë po diskutohet në një moment të ndjeshëm politik, ku mazhoranca synon të konsolidojë mbështetjen për reforma të rëndësishme, ndërsa opozita ka shprehur rezerva, duke kërkuar më shumë qartësi mbi përmbajtjen dhe qëllimin e këtij procesi.

“Ky është një lajm i mirë, që më në fund ne, politika e ka vendosur në agjendën e vet, pjesën që do u ofrojë qytetarëve të drejtën për të organizuar referendum”, tha ekspertja Gerta Meta.

“Nisma që është marrë për të kanalizuar ligjin për referendumet, ligj i munguar i cili është dashur të realizohet i tillë nga Kuvendi i Shqipërisë, që pas ndryshimeve që u bënë në vitin 2010 në Kodin Zgjedhor”, tha Kristaq Kume.

Po cfarë mendojnë ekspertët zgjedhor mbi këtë cështje?”

Ekspertja cilësoi një sërë çështjesh të cilat nuk mund të zgjidhen përmes referendumit, por tha se ky është një moment i artë për adresimin e problematikave.

Politika propozon, por politika mund ta përdorë. Ekspertët shprehen se referendumi duhet të jetë për fuqizimin real të qytetarëve, dhe jo instrument i manipulueshëm nga politika.

Sidoqoftë ekspertët shprehet skeptik lidhur me legjitimitetin e referendumit në rast të pjesëmarrjes së ulët, duke iu refereruar zgjedhjeve parlamentare.

Pas propozimeve në tryezat socialiste dhe opinioneve mediatike, drafti për referendumin do të kalojë për diskutim ku pritet qëndrimi i palëve për miratimin final të tij.



Skip to toolbar