Reforma Zgjedhore, Kim vlerëson Hajdarin: Voton Reformën por lufton për parimet

AKTUALITET


Në kohën kur opozita parlamentare vijon të jetë kundër votimit të Reformës Zgjedhore, dakordësuar mbrëmjen e 5 Qershorit në Këshillin Politik dhe kur një prej firmëtareve të asaj marrëveshje, Rudina Hajdari është shprehur publikisht se nuk do ta votojë atë në Parlament, sërish janë ndërkombëtarët ata të cilët janë duke bërë çdo përpjekje për arritjen e gjetjes së dakordësisë mes të gjithë palëve. Me anë të një postimi ne Twitter, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka njoftuar se është takuar me Rudina Hajdarin, ku ndër të tjera, temë e diskutimit ka qenë dhe qëndrimi i saj.


“U takova me Rudina Hajdarin për të diskutuar udhëheqjen e saj të Këshillit Kombëtar për Integrime Europiane dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur marrëveshjen e 5 Qershorit për Reformës Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përmbushë parakushtet e Bashkimit Europian. Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë, ndërkohë që mban parasysh panoramën e pëgjithshme.”  – shkruan Ambasadorja Kim më Twitter.



Skip to toolbar