Reforma Zgjedhore, Murrizi: Opozita parlamentare s’do votojë asnjë lloj ‘buzëkuqi’ që nuk parashikon ndryshimin e sistemit

AKTUALITET


Deputeti Myslym Murrizi deklaroi mbrëmjen e stome në emisionin “Real Story” se opozita parlamentare nuk do të votojë asnjë propozim që nuk parashikon ndryshim të sistemit zgjedhor.

Ai theksoi se shqiptarët duhet të zgjedhin me votë.

“Në komisionin e reformës zgjedhore, këshilli politik është një organ hibrid. Po ma gjetët diku në kushtetutë që ka këshill politik! Pse bëjnë dy herë shpenzime. Njëherë flasin poshtë Pallatit të Kongreseve. Në Komision nuk votojmë asnjë lloj buzëkuqi, nëse nuk preket ndryshimi i sistemit. Shqiptarët duhet të zgjedhin me votë. Ne shyqyr që u shkëputëm nga regjimi. Shoku Enver i bën të gjitha. Të heqim merakun e grupit.”, tha Murrizi.



Skip to toolbar