Reforma zgjedhore, Basha takon aleatët

POLITIKË


Brenda këtij muaji PD pritet të paraqesë propozimet e saj për Reformën Zgjedhore, ndërsa sot Basha ka pritur në takim aleatët e opozitës. Fillimisht ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe nënkryetari Petrit Vasili që zhvilluan një takim me Lulzim Bashën në zyrën e këtij të fundit. Pas tyre ishin aleatët e PD, Shpëtim Idrizi i PDIU, Agron Duka i PAA, Arjan Madhi i PR dhe Dashamir Shehi i LZHK që po zhvillojnë takimin e tyre me kryeopozitarin Basha.

Nuk dihet ende për çfarë diskutuan Kryemadhi dhe Basha, por për vitin 2020 ky është takimi i parë këtë vit mes dy kryetarëve të partive.

Më 11 janar në një tryezë bashkëbisedimi në PD me gazetarët, Basha deklaroi se PD nuk do të presë PS për Reformën Zgjedhore, por la të nënkuptohet se nga partia e tij nuk do të ketë një kërkesë për ndryshim sistemi, pasi sipas tij më parë duhet të dënohen krimet elektorale. Gjithashtu kreu i PD paralajmëroi protesta dhe forma të tjera, me të cilat do të përballet opozita përballë qeverisë këtë vit.



Skip to toolbar