Regjistrohet një tjetër vdekje nga koronavirusi në Greqi, në total 202 viktima

AKTUALITET


Një 57-vjeçar ka humbur jetën në Greqi, pasi ishte prekur nga koronavirusi. 

Viktima ishte i shtruar në spitalin “Sotiria” që nga 15 prilli i ardhur nga Sismanogleio. Me rastin e ditës së sotme shkon në 202 numri i vdekjeve nga koronavirusi në Greqi. 

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me koronavirus në këtë vend është 4,166.



Skip to toolbar