Kombëtarja “bëhet” bardheblu

KOMBËTARE


COVID-19 mbetet një shqetësim i madh jo vetëm për përfaqësuesen kuqezi por për të gjithë ekipet kombëtare. Në një kohë kur shtete të ndryshme, kanë rregulla të ndryshme, përpilimi i një liste fikse mbetet një shqetësim.

Edy Reja ka hasur jo pak vështirësi në këtë pikë, të hënën punoi me një grup shumë të reduktuar ndërsa vetëm këtë të martë do të ketë në dispozicion pjesën tjetër të lojtarëve, për të zhvilluar të paktën një seancë të plotë stërvitore përpara miqësores kundër Kosovës.

Mungesa e Lenjanit dhe e Lorenc Trashuit, detyroj trajnerin Reja ti dhurojë një ftesë në Kombëtare, Erjon Hoxhallit dhe Mares Ismajlgeci, dy anësorët e Tiranës, për të kompletuar krahun e majtë të mbrojtjes. Nuk do të jetë në dispozicion të përfaqësueses për miqësoren kundër Kosovës as Klaus Gjasula, mesfushori do të bashkohet me grupin të premten.

Humbet dy takimet e fundit në Ligën e Kombeve edhe Giacomo Vrioni, për fazën sulmuese Reja ka pak arsye për tu shqetësuar, ka shumë opsione pas rikthimeve të Cikalleshit dhe Bekim Balaj por finalizimi ka qenë problemi më i madh në këtë periudhë, në tre ndeshjet e fundit Shqipëria nuk ka shënuar asnjë gol.



Skip to toolbar