Reja me “dhimbje koke”, probleme me Strakoshën e Balajn

SPORT


Trajneri Edy Reja zhvilloi seancën e parë stërvitore me grupin e tij. Ai e ka nisur grumbullimin me dhimbje koke, pasi dy nga senatorët kanë shfaqur probleme. Portieri Thomas Strakosha nuk është stërvitur me skuadrën, pasi ka ndjerë probleme në krah. Shtatlarti është lënë pushim.

Sulmuesi Bekim Balaj është futbollisti tjetër që nuk ka zhvilluar stërvitje. Shkodrani ka ndjerë dhimbje në kofshën e tij dhe nuk ka marrë ngarkesë. Stafi mjekësor po monitoron gjendjen e lojtarit.

Tekniku Reja ka marrë dy futbollistë nga shpresat për të plotësuar grupin. Portieri Andrea Hoxha dhe Serxho Kalaj kanë zhvilluar stërvitje me ekipin A. Florian Kamberi ka qenë që nga dita e parë në grumbullim. Sulmuesi po mundohet të bindë Rejën për një vend në formacion.



Skip to toolbar