Edy Reja ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar në prag të dy ndeshjeve miqësore që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Uellsit (5 qershor) dhe Republikës Çeke (8 qershor). Tekniku italian ka preferuar të mos marrë në këto dy teste disa lojtarë të rëndësishëm si Thomas Strakosha ndërsa nuk mungojnë emrat surprizë në portë.
Përveç Etrit Berishës, i paprekshëm, dhe Gentian Selmanit, gjithnjë një opsion në këtë periudhë, tekniku italian i grumbulluar për herë të parë në kombëtare portierin e Laçit, Alen Sherri edhe Romeo Harizaj portieri i Apolonisë. Mbrojtja ka pak emra risi por ajo që bie në sy është rikthimi i Lorenc Trashit. Në mesfushë kemi gjithashtu rikthime të rëndësishme si Sherif Kallaku apo Endri Çekiçi.
Pas një periudhë mungesë, rikthehet në kombëtare edhe sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi. Bie në sy mungesa e Myrto Uzunit por sulmuesi i Ferencvaros vuan një dëmtim në gishtin e këmbës. Kjo është lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar për këto dy miqësore: