Kombëtarja e Shqipërisë mbyll vitin në vendin e 65-të në renditjen e përgjithshme të FIFA. Në përditësimin e fundit për 2024, skuadra kuqezi nuk ka ndryshuar pozicion në klasifikimin botëror. Në dy ndeshjet e nëntorit, përfaqësuesja shqiptare mori një pikë pas barazimit me Çekinë dhe humbjes me Ukrainën. Po ashtu, më parë kishte konfirmuar vendin në vazon e tretë në shortin e “Botërorit 2026” që do të hidhet në Zyrih më 13 dhjetor. Krejt i ndryshëm është diskutimi për Kosovën.
“Dardanët” janë ngjitur me dy vende në renditjen e FIFA, duke u vendosur një rekord në historinë e tyre në këtë klasifikim. Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të, ndërsa ky është pozicioni më i mirë që nga pranimi në qeverinë botërore të futbollit. Përfaqësuesja kosovare mori një fitore dhe një humbje në sfidat e nëntorit, duke siguruar një vend në play-of për t’u ngjitur në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Sa I përket kryesuesëve në renditjen e FIFA, kampionia e Botës, Argjentina vazhdon të mbajë vendin e parë, ndërsa treshja e parë plotësohet me Francën dhe Spanjën. /abcnews.al