Është rënduar situata nga shembjet e dherave në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, tek vendi i quajtur Arrat e Gurrës.
Mësohet se është dëmtuar edhe traseja e rrugës së re, pjesë e Korridorit të VIII. Pritet relacioni i Shërbimit Gjeologjik, që të nisë puna për ndërtimin e aksit rrugor.
ARRSH njoftim për qytetarët: Rrugët alternative që të përdorni për udhëtim
ARRSH sqaron se po kryhet rivlerësim gjeologjik në terren. Autoriteti Rrugor Shqiptar udhëzon që, në këto kushte, personat që udhëtojnë me automjete të përdorin rrugët Maliq-Lozhan-Strelc-Gramsh-Elbasan dhe Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Leskovik- Përmet-Tepelenë.
Ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë sugjerohet që të përdoren akset rrugore Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit.
Njoftimi i ARRSH:
Qarkullimi do të vazhdojë të jetë i bllokuar në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec.
Ky segment, i cili pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar rrëshqitje masive toke, duke e bërë qarkullimin të pakalueshëm.
Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.
Aktualisht po kryhet një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje. Ndërkohë specialistët në terren po shohim mundësinë e lëvizjes vetëm për mjete e vogla dhe të emergjencave në një rrugë në zonën përreth.
ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:
Për autoveturat:
✓ Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
✓ Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
Për mjetet e tonazhit të rëndë:
✓ Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
