RENEA kap të superkërkuarin në Vlorë. 47-vjeçari hap zjarr ndaj policisë

AKTUALITET


Forcat Speciale RENEA kanë arrestuar përmes një operacioni një person shumë të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili rezulton i dënuar me 25 vite burg. Në pranga ka rënë 47 vjeçari Xhevahir Jonuzi, banues në fshatin Hoshtimë, i cili në përpjekje për t’i shpëtuar policisë ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, por është plagosur nga forcat speciale.

Operacioni policor i koduar “Hoshtima”, është zhvilluar nga Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Vlor, ndërsa arrestimi i të shumë kërkuarit është bërë mëngjesin e së shtunës.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e presonit, si dhe informacionet që ky shtetas mbante armë zjarri, Forcat Speciale Renea dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë.

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre.

Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar 47-vjeçarin Jonuzi me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”.

Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.



Skip to toolbar