Reshjet e borës, ARRSH: Akset rrugore nacionale të hapura

AKTUALITET


Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaron se të gjitha akset nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Sipas ARRSH borëpastrueset kanë punuar gjatë gjithë natës. Ndërkohë që iu bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

“Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por pa sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve🚕
Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës me mjete borëpastruese dhe punëtorë për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte ne ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut🌧
Akset rrugore nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme 🛣
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore 🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore 👮‍♂️ #ARRSH #MIE”, njofton ARRSH.

foto galeri


Skip to toolbar