Reshjet e dendura përmbytin Vlorën

AKTUALITET


Pas Durrësit, përmbytjet duket se kanë prekur edhe qytetin bregdetar të Vlorës. Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes së të shtunës kanë shkaktuar problematika.

Nën ujë dhe të kalueshme me vështirësi janë rrugët e lagjes “Pavarësia” në qendër të qytetit, kryesisht ato që lidhin aksin e Trasballkanikes me Bulevardin Vlorë – Skelë, të cilat përmbyten për shkak të disnivelit.

Rruga e Portit është e kalueshme vetëm me mjete të larta, ndërsa nën pushtetin e ujit janë edhe aksi i njohur si Albano e Romina apo dhe kryqëzimi i ish-Shkollës së Naftës ne Lagjen “28 Nëntori”.

Pavarësisht, angazhimit të ndërmarrjes së shërbimeve publike dhe pompave të hidrovorit që punojnë më kapacitet të plotë, intensiteti i reshjeve ka qenë tejet i lartë, duke rikthyer përmbytje në qytetin bregdetar.



Skip to toolbar