Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i la uruar shqiptarët me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në trajtimin më të mirë financiar, përmirësimin e kushteve dhe rritjen e sigurisë në punë.
Gjithashtu Balla thekson se mazhoranca është e vetëdijshme që duhet bërë më shumë gjatë këtij mandati të ri që shqiptarët i besuan socialistëve.
Postimi i Taulant Ballës:
GËZUAR DITËN NDËRKOMBËTARE TË PUNËTORËVE!
Edhe pse në Shqipëri kemi bërë hapa të rëndësishëm në trajtimin më të mirë financiar, përmirësimin e kushteve dhe rritjen e sigurisë në punë, jemi të vetëdijshëm që më shumë duhet të bëjmë gjatë këtij mandati të ri që ne socialistëve na besuan shqiptarët. Respekt për çdo punëtor shqiptar!
GËZUAR 1 MAJIN!👷🏻👷🏻♀️🌹🙏