Revista “CN Traveler”: Tirana, mes qyteteve evropiane perfekte për një ”arratisje” treditore

AKTUALITET


A mjafton një ”arratisje” treditore për të kënaqur shpirtin tuaj?

Nëse zgjidhni destinacione që nuk janë shumë larg, por mbi të gjitha emocionuese, mund t’ju sigurojmë se po. Ku do të niset fluturimi juaj këtë herë…?

Kaloni një fundjavë në një nga këto opsione – të përshtatshme për një vizitë ekspres, por të paharrueshme!

Ne ju rekomandojmë të zbuloni 27 qytete evropiane që ndoshta nuk i njihni ende, shkruan Marta Sader në edicionin spanjoll të revistës globale CN Traveler (Condé Nast Traveler).

Tiranë, Shqipëri

Ju kemi paralajmëruar që prej vitit 2016: është koha për të vizituar Shqipërinë, destinacioni i fundit i paprekur nga turizmi masiv në Evropë.

Aty do të gjeni plazhe magjepsëse dhe të pacënuara – që nuk kanë asgjë për t’i pasur zili nga ato të Kroacisë – xhevahirit tjetër gjysmë të egër të kontinentit.

Eksploroni kryeqytetin e saj, Tiranën e gjallë.

Për të shijuar atmosferën e saj, zbuloni lagjen e Bllokut, ku janë të përqendruara kafenetë, restorantet dhe baret më të mira.

Aty mund të hani një darkë të mrekullueshme me një çmim shumë të arsyeshëm, të shijoni një kafe ose birrën vendase (Birra Korça apo Birra Tirana) ose të provoni rakinë, pijen e fortë alkoolike tradicionale.

Nëse doni të rrini zgjuar deri vonë, mund të frekuentoni pub-et dhe baret e saj argëtuese.

Gjithashtu, me ndërthurjen e rrugëve të gjera të mbushura me pallate dhe zona të gjelbra, zona e Bllokut ruan ende stilin arkitekturor tradicional komunist.

Pjesa tjetër e qytetit ruan gjurmët sovjetike në ndërtesat e tij – deri në strehimin e një prej muzeve më të rëndësishme të tij… në një bunker bërthamor.

Revista globale CN Traveler e ka renditur Tiranën mes qyteteve evropiane perfekte për një arratisje treditore:

1-Tiranë (Shqipëri)
2-Bratislavë (Sllovaki)
3-Gdansk (Poloni)
4-Ljubljanë (Slloveni)
5-Gent (Belgjikë)
6-Bologna (Itali)
7-Salzburg (Austri)
8-Beograd (Serbi)
9-Stokholm (Suedi)
10-Valleta (Maltë)
11-Edinburg (Skoci)
12-Lozanë (Zvicër)
13-Innsbruck (Austri)
14-Zagreb (Kroaci)
15-Selanik (Greqi)
16-Dublin (Irlandë)
17-Napoli (Itali)
18-Bristol (Britani e Madhe)
19-Porto (Portugali)
20-Roterdam (Holandë)
21-Kopenhagë (Danimarkë)
22-Hamburg (Gjermani)
23-Antwerp (Belgjikë)
24-Tulouse (Francë)
25-Helsinki (Finlandë)
26-Krakow (Poloni)
27-Oslo (Norvegji)



Skip to toolbar