“Revolucioni dixhital”, Rama: S’ka më ecejake e ryshfete

AKTUALITET


Kryeministri Rama shprehet se revolucioni digjital 2020 ka nisur transformimin rrënjësor të marrëdhënieve të qytetarit me zyrat e shërbimeve, duke shkurtuar radha, kohë, ecejake e ryshfete 30-vjeçare. Rama bën me dije se deri në fund të vitit, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë e aplikimeve më të shpejta e më të thjeshta për dokumente përmes aplikimeve online.

“Revolucioni dixhital 2020 ka nisur transformimin rrënjësor të marrëdhënieve të qytetarit me zyrat e shërbimeve, duke shkurtuar radha, kohë, ecejake e ryshfete tridhjetëvjeçare. Deri në fund të vitit, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë e aplikimeve më të shpejta e më të thjeshta për dokumente, jo vetëm në krejt rajonin, po edhe në krahasim me plot vende të tjera të Europës” shkruan Rama në facebook duke dhënë edhe një shembull për notat e maturanteve që mund t’i marrin ato online apo një kopje të testiti të tyre pa asnjë lloj dokumenti shtesë.

#REVOLUCIONIDIGJITAL2020 KA NISUR TRANSFORMIMIN RRËNJËSOR të marrëdhënieve të qytetarit me zyrat e shërbimeve, duke shkurtuar radha, kohë, ecejake e rryshfete tridhjetëvjeçare👊Deri në fund të vitit, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë e aplikimeve më të shpejta e më të thjeshta për dokumenta, jo vetëm në krejt rajonin, po edhe në krahasim me plot vende të tjera të Europës😊Ja një nga plot shembujt e bllokut të parë të aplikimeve online për shërbime që deri dje, merrnin kohë, kushtonin para, stresonin qytetarët në radha dhe ecejake të panumërta: Më shumë se 4⃣0⃣ mijë maturantë kanë mundësinë që këtë vit përmes platformës 👉 https://e-albania.al/➡të marrin online 💻📲dhe ➡në kohë reale ⏳⏰vërtetimin e notave të maturës📃.Në përfundim të provimeve të maturës ✍ata mund të kërkojnë një kopje testi të provimit të tyre ✅duke aplikuar online brenda pak minutash, ✅pa asnjë dokument shoqërues👩🏻‍🎓🧑🏼‍🎓#ShërbimePublike për #ShqipërinëqëDuam🇦🇱☀️

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 12. Januar 2020


Skip to toolbar