Rezervistët e ushtrisë/ Rekrutim vullnetar, nuk do humbin vendet e punës

AKTUALITET


Shqipëria do të shtojë forcat ushtarake. Komisioni i ekonomisë ka miratuar projektligjin që parashikon të rekrutojë në mënyrë vullnetare rreth 2100 civilë që do të jenë pjesë e forcës rezerviste brenda gjashtë vitesh.

Ministri i mbrojtjes Piro Vengu deklaroi se kontratat do të jenë dy vjeçare dhe shërbimi ushtarak rezervist zgjat nga 14 deri në 45 ditë në vit.

Sipas ministrit të mbrotjes personat që do të angazhohen si rezervistë do tu sigurohet edhe vendi i punës gjatë kohës që do jenë në shërbim.

Shqiptarët që duan të bëhen pjesë e forcës rezerviste në këmbim të një page nuk duhet të jenë të dënuar dhe për ushtar nuk duhet ti kenë të kaluar 50 vjeç, për nënoficer 55 vjeç dhe për officer 60 vjeç.. Shmangia e ushtarakut nga detyrimet dënohet me gjobë nga 10.000 deri në 50.000 lekë



Skip to toolbar