Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për të njohur skllavërimin e afrikanëve gjatë tregtisë transatlantike të skllevërve si “krimin më të rëndë kundër njerëzimit”.
Rezoluta – e propozuar nga Gana – bëri thirrje për këtë përcaktim, ndërsa u bëri thirrje gjithashtu shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara të marrin në konsideratë kërkimin e faljes për tregtinë e skllevërve dhe të kontribuojnë në një fond dëmshpërblimi.
Propozimi u miratua me 123 vota pro dhe tre kundër, nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Argjentina.
Pesëdhjetë e dy vende abstenuan, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, krah te cilave u rreshtua edhe Shqiperia.
Vende si Mbretëria e Bashkuar kanë refuzuar prej kohësh thirrjet për të paguar dëmshpërblime, duke thënë se institucionet e sotme nuk mund të mbahen përgjegjëse për gabimet e së kaluarës.
Ndryshe nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, ato nga Asambleja e Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme, megjithëse mbajnë peshën e opinionit global.
Midis viteve 1500 dhe 1800, rreth 12-15 milionë njerëz u morën nga Afrika dhe u çuan në Amerikë ku u detyruan të punonin si skllevër. Është vlerësuar se mbi dy milionë njerëz vdiqën gjatë udhëtimit.
