“Ribashkimi do të ndodhë”/ Putini: Rusia dhe Ukraina do të arrijnë një marrëveshje, herët apo vonë!

BOTA


Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia dhe Ukraina herët apo vonë do të arrijnë një marrëveshje. Në një intervistë, Putin ka theksuar se dëshiron që situata në Ukrainë të zgjidhet me negociata.

“Perëndimi mendon se luftimet në Ukrainë kanë ndarë përgjithmonë një pjesë të popullit rus nga një tjetër, por ribashkimi do të ndodhë”, ka shtuar më tej Putini.

Ndër të tjera theksoi se Vladimir Putin tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2019, duhej ta kishte “udhëhequr Ukrainën drejt paqes”, por më pas ai ndryshoi vendimin e tij.



Skip to toolbar