Rikonstruktohet pas 30 vjetësh rruga Burrel-Klos

AKTUALITET


Kryeministri Rama e ka nisur të enjten me një lajm të mirë, ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës Burrel-Klos, një aks tejet i amortizuar dhe që prej dekadash nuk ishte prekur me dorë.

Kryeministri publikon disa foto ku duket qartë transformimi i kësaj rruge që lidh dy qytetet Burrel – Klos dhe fshatrat përreth.

Rama shkruan se dikur njerëzit hiqnin picirr për të kaluar në këtë rrugë.

“Me pamjet e rrugës Burrel-Klos, ku siç u zotuam, u vu dorë pas 30 vjetësh, e u lehtësua barra e rëndë e gjithë atij mileti, që për dekada hoqi picirrin në atë aks skandaloz, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ndërtimi i kësaj rruge ishte një zotim i qeverisë, e cila financoi ndërtimin e saj duke dhënë një fond prej 3.7 milionë eurosh. Ndërtimi i rrugës ka nisur një vit më parë.

Segmenti Klos-Burrel ishte një aks problematik, pjesë e rrugës nacionale Milot-Peshkopi. Ai iu nënshtrua rehabilitimit të plotë në të gjithë gjatësinë e tij 18.6 km.

Me rikonstruksionin e këtij aksi distanca mes Klosit dhe Burrelit përgjysmohet dhe e gjithë zona do të ketë përfitime ekonomike.

MIRËMËNGJES 😃dhe me pamjet e rrugës Burrel-Klos, ku siç u zotuam, u vu dorë pas 30 vjetësh, e u lehtësua barra e…

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 7. August 2019


Skip to toolbar