Partia e qendrës së djathtë në Bullgari, GERB, i ka fituar zgjedhjet parlamentare të dielën, sipas rezultateve preliminare, mirëpo asaj do t’i dihet një partner koalicioni për të formuar Qeverinë.
Sipas rezultateve preliminare të komisionit shtetëror zgjedhor, GERB i ka fituar 26.08 për qind të votave. Partia reformiste, Ne Vazhdojmë Ndryshimin, ka dalë e dyta me 14.76 për qind të votave, ka thënë komisioni të hënën, pas numërimit të më shumë se 82 për qind të votave.
Partia ultra-nacionaliste, Ringjallja, ka dalë e treta me 13.8 për qind të votave. Zgjedhjet e së dielës, të shtatat në katër vjet, janë mbajtur si pasojë e dështimit të partive politike bullgare që të formojnë koalicion qeveritar pas zgjedhjeve të 9 qershorit.