Rikthehet “në skenë” Moisi Habilaj, dënohet me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme

AKTUALITET


Moisi Habilaj është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë. Habilaj u shpall fajtor për dy akuza për trafik droge dhe një akuzë për grup të strukturuar kriminal.

Për dy akuzat e para u dënua me nga 12 vite burg, ndërsa për të tretën me 4 vite. Në total, Habilaj u dënua me 15 vite burg, por në zbatim të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 10 vite. Ai do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Fajtor u shpall edhe Nezar Seiti, i cili u dënua me 12 vjet burgim, por për shkak të zbatimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 8 vite burg Gjykata gjithashtu shpalli të pafajshëm dy të pandehur të tjerë në këtë çështje, Fatmir Minaj dhe Maridian Sulajn



Skip to toolbar