Rikthehet turi në diasporë/ Rama, takim me shqiptarët në New York më 26 tetor

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama do t’i rikthehet turit me diasporën shqiptare. Takimet do të rikthehen më 26 tetor, ku Rama do të takohet me komunitetin shqiptarë që jeton në New York, SHBA. Ndërkohë, do të mbetet të shihet se çfarë do të jetë në fokus të këtij takimi.

Ndërsa, raportohet se takimi me shqiptarët në Londër do të mbahet në një moment të dytë.

Sipas gazetares, i gjithë ky riorganizim bëhet në funksion të bisedimeve me shqiptarët për zgjedhjet e ardhshme, pasi të gjithë do të kenë mundësi të votojnë edhe nga jashtë vendit.



Skip to toolbar