TIRANË– Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur “zbutjen” e klimës së tensionuar dhe pajtimin e palëve politike, për rikthimin e Parlamentit në normalitet të plotë.
Me një shënim në faqen zyrtare “Facebook”, ambasada shkruan se institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme. Ajo shton se deputetët duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë brenda Parlamentit.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane./ abcnews.al