Rikthimi në shkollë pas pushimeve, Kushi: Mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjësi

AKTUALITET


Ministrja e Arsimit Evis Kushi, i është drejtuar me një mesazh nxënësve për rikthimin në shkollë pas përfundimit të pushimeve për festa.

Ndërsa uron që fëmijët të kenë kaluar pushime të gëzuara, Kushi thekson se rikthimi në shkollë është një mbështetje më shumë për njëri-tjetrin

Po ashtu shprehet se për shkak të situatës së pandemisë dhe përhapjes së varianteve të reja të COVID, kujdesi duhet të jetë edhe më i shtuar dhe se shkollat e hapura dhe prezenca fizike kërkon më shumë përgjegjësi.

Reagimi:

Të dashur nxënës,

Shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të keni mbledhur plot energji që nesër t’u riktheheni shkollave plot dëshirë e pasion për të mësuar më shumë.

Rikthimi në shkollë ju bën bashkë me shoqet, shokët, mësuesit, të kaloni çaste të bukura, por edhe të mbështesni më shumë njëri-tjetrin.

Ndërkohë dua t’ju kujtoj edhe një herë që të kemi kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë. Shkollat e hapura dhe mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjësinë e të gjithëve bashkë.

Ju uroj shumë suksese dhe vit të mbarë!



Skip to toolbar