Rinas, mbërrin avioni me emigrantët nga Londra, Rama bashkohet me to në fluturimin drejt Kukësit!

Më të fundit


Mbërrin në Aeroportin Nënë Tereza avioni me emigrantët shqiptarë nga Anglia. Për t’i pritur, kishte dalë edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilët hipën bashkë me to në avion, me destinacion përfundimtar Aeroportin e Kukësit.

Në Kukës, pritet të zhvillohet një ceremoni, ku peshën kryesore të fjalës do e ketë kryeministri Rama.

Kujtojmë se premtimi i kryeministrit, ishte që emigrantët do të vinin nga Londra në Aeroportin e Kukësit.

Por duke qenë se Britania e Madhe dhe Kukësi nuk kanë linjë direkte, fillimisht, avioni me emigrantët kuksianë u ul në Rinas, nga ku u nis drejt Kukësit.



Skip to toolbar