Rithemelimi vdiq/ Kthupi: Berishës i rrinë nga pas, nuk kanë identitet për të dalë në betejë

Më të fundit


Avokati Rezart Kthupi thotë se në PD, individë rrinë në rreshtin e Sali Berishës, në mënyrë që të marrin pozicione në parti.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kthupi u shpreh se këta persona nuk kanë identitet për të dalë vetëm në betejë.

“Morën vota, nga 20 mijë vota, por janë vota të Sali Berishës. Janë vota të partisë që drejton Sali Berisha. Nxirre Jorida Tabakun jashtë siglës së PD dhe shikoje. Nëse Berisha nuk do e fuste në listë, ku ishte ajo zonja sot? Nga kush e ka mandatin? Nga Sali Berisha. Po nesër, Sali Berisha mund të mos ta vendosë fare para gardhit. Ky është problemi. Për ta është shumë e thjeshtë zgjidhja, nëse sot nuk rreshtohen pas Berishës, nesër nuk kanë asgjë. Nuk kanë identitet për të dalë në një betejë”, theksoi ai



Skip to toolbar