Rama: Ali Ahmeti dha një leksion historik për ne dhe brezat që vijnë

AKTUALITET


TIRANË- Maqedonia e Veriut të dielën pritet të zgjedhë qeverinë e re teknike me kryeministër të parë shqiptar Talat Xhaferi. Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka një mesazh vlerësimi për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë! E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, shkruan Rama.



Skip to toolbar