Roland Bejko drejtues politik i PD për Qarkun Gjirokastër

Më të fundit


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së partisë Roland Bejko.

Lajmi është bërë me dije për mediat nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

“Në këtë mënyrë Roland Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që Roland Bejko u godit nga protestuesit e thirrur nga Sali Berisha në protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Në media, Bejko tha ndër të tjera që e kanë goditur “edhe persona nga Veriu që kanë ngrënë bukë në shtëpinë time”.

Njoftimi i plotë

Të nderuar Kryetarë,

Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, ju informoj se Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Gjirokastër, anëtarin e Kryesisë së PDSH z. Roland Bejko.

Në këtë mënyrë z. Bejko do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment BARDHI



Skip to toolbar