Roland Lami: Sherri ne hapesiren publike si forme promovimi politik

Më të fundit


Nga Roland Lami

Ne media ka kohe qe eshte konsoliduar modeli i sherrit ne studio si kriter suksesi ne syte e moderatorit, te ftuarve, portaleve dhe nje pjese te opinionit publik. Pjese te fjalorit gjate sherit behen objekt klikimesh, komentesh dhe promovimesh te personave jo per ate cfare ishte teme qendrore por per ate cfare u zune gjate debatit.

Shpesh te ftuarit jane ne gare kush e permbush me mire kete rol. Sigurisht, me natyrshem kete rol e luajne ata qe nuk kane gje per te thene, nuk kane ndonje filter etik dhe nuk eshte se kane ndonje breng ndergjegje se si komentohen nga te tjeret qe nuk ndanje te njejtin nivel formimi me ta.E rendesishme per ta eshte te jene ne syte e publikut. Postulati shfaqu ne media te ekzistosh perben moton e tyre.

Ky realitet eshte prezent ne cdo fushe por ne politik eshte me evident. Ka kohe qe parlamenti, debatet neper studio eshte nje makth me vete. Mendimi ka kohe qe ka ikur ne drejtim te paditur.

Nje pjese e publikut te lodhur nga kjo dhune verbale mediatike shpresojne per alternativa te reja politike. Mirepo per fat te keq te rinjte ne moshe dhe ne levizje politike ne vend qe te bejne diferencen me klasen e vjeter politike futen ne gare ne fyshen e tyre per ti rivalizuar.

Ne vend qe mediokritetin e tyre ta konkurrojne me ide dhe argumenta behen pjese e lojes se tyre me qellim qe tu pelqejne mediokerve qe kane vite qe i votojne duke harruar ate pjese te shoqerise qe shpreson per te kunderten dhe eshte gati ti votoj

Te rinjte ne politik ne vend qe te krijojne imazhin e ndryshimit ne sjellje dhe qendrime edhe ne rast se kundershtaret politik i provokojne apo natyrshem futen ne role mediokriteti perkundrazi, e marrin si sfide per te treguar se edhe ata dijne shume mire ta bejne ate rol madje ne disa raste e bejne edhe me devotshmeri duke u njesuar ne syte e publikut si te ngjashem me ta per te mos thene me keq se ata.

Sherri si forme komunikimi i nje pjese te mire te politikaneve me eksperience duhet edhe mirekuptuar se aq dijne dhe aq kuptojne. Nese ju heq sherrin e sigurt qe nuk dine cfare te thone apo te bejne ne ate profesion. Per ta agresiviteti verbal eshte arma me e forte e tyre. Pikerisht, te rinjte te shkolluar mire qe pretendojne te sjellin nje qasje te re ne politik duhet ta bejne dallimit duke e ekspozuar mediokritetin e tjetrit si te tejkaluar dhe qe shoqeria ka nevoj per nje qasje te re ne politik. Mirepo, ne vend qe te bejne kete zgjedhin qe te konkurrojne ne fushen e mediokritetit pasi keshtu ka me shume sukses ne boten e masmedias dhe ate elektorale. Klikimi ne portale, pasazhe, sherri ne forme video behen virale dhe moderatori ka arsye me shume te te ftoj perseri dhe nje pjeze e elektoratit te identifikohet si i ngjashem me ty. Ne vend qe ti adresohesh pjeses racionale te shoqerise dhe mediokritetit ti japesh nje mundesi te kuptoj qe ka edhe menyra te tjera komunikimi ben te kunderten. Pra, behesh si te tjeret pa bere dallim. Futesh elektoralisht ne fashon qe partite e vjetra kane vute qe e bejne ne vend qe te eskplorosh fasho te tjera te braktisura ose te paperfaqesuar deri tani.

Shkurt, mos te habitemi qe partite e reja nuk kane sukses ne Shqiperi ndryshe nga cfare ndodh ne perendim. Kjo pasi sillen mendojne dhe komunikojne si partite e vjetra madje ne disa aspekte edhe me keq. Kjo qasje le te paperfaqesuar fasho elektorale qe duan ndryshim, duan nje mendesi tjeter qeverisje, alternative politike dhe komunikimi.



Skip to toolbar