Rrëshqet nga shiu, familja përfundon me makinë në kanal

AKTUALITET


Tre persona, të cilët udhëtonin me një automjet tip “Toyota” kanë përfunduar jashtë rruge në aksin Levan – Fier mbrëmjen e kësaj të shtune. Makina me targa greke YKT 5006, për shkak edhe të reshjeve të shiut ka dalë jashtë rruge, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Bëhet me dije se familja me tre anëtarë ishte kthyer nga Greqi dhe në makinë udhëtonte burri, gruaja dhe vajza e tyre. Mjeti, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin, ka përfunduar në kanalin anësor. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe autoambulanca.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, ndërsa të tre anëtarët e familjes së përfshirë në aksident kanë përjetuar frikë të madhe. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.



Skip to toolbar