Reshjet e dendura të ditës së sotme kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në qytetin e Elbasanit.
Sipas burimeve, disa rrugë të qytetit kanë prani të ujit që vështirëson kalimin. Është raportuar gjithashtu për rrëshqitje dherash në aksin nacional Elbasan-Korçë dhe policia apelon për kujdes gjatë drejtimit të mjetit në keto akse.
Ndërkohë zonat e thella kanë probleme me furnizimin me energji elektrike. /abcnews.al