Rrëshqitje dheu në Kolumbi, 18 të vdekur dhe 30 të plagosur

BOTA


Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi. Rruga që lidh qytetet Medellin dhe Quibdo u mbyll përkohësisht pasi u dëmtua nga disa rrëshqitje dheu, i tha AFP-së një zyrtar nga zyra e guvernatorit në departamentin Choco.

Të gjendur në rrugë, “shumë njerëz” dolën nga automjetet e tyre për t’u “strehuar në një shtëpi” pranë komunës së Carmen de Atrato, “por fatkeqësisht erdhi një rrëshqitje dheu dhe i varrosi ata”, tha zyrtari, duke raportuar 18 të vdekur deri më tani.

Pamjet e publikuara në internet dhe në kanalet televizive tregojnë makina të shkatërruara nga balta dhe rrëshqitjet e dheut.



Skip to toolbar