Rreth 10 milionë euro përfitim, shuma që i akordohet FSHF-së nga pjesëmarrja në Euro2024

KOMBËTARE


Nese Kombëtarja do të kualifikohet në “Euro 2024”, kjo do t’i sillte Federatës Shqiptare të Futbollit 9.25 milionë euro. Kjo shifër është minimalja dhe e njëjtë për 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në grupe.

Më tej përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup UEFA ka vendosur një bonus prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 750 mijë euro. Por, nëse Shqipëria paraqitet mirë dhe kalon edhe grupin, ajo do të përfitojë edhe 2 milionë euro shtesë.

Ndërkohë më tej shifra shkon në 3.25 dhe 5 milionë euro për këdo që arrin në gjysmëfinale. Duke e parë buxhetin e FSHF-së, një pjesëmarrje në Europian do të sillte një bonus të madh për futbollin shqiptar.



Skip to toolbar